Një shqiptarë pronar i një lokali të njohur nate në Kardif sëbashku me 4 anëtarë të një grupi kriminal të përfshirë në shitjen e kokainës, me vlerë 1 milion stërlina janë gjetur fajtor nga gjykata “Newport Crown Court” në Uells.
Sipas portalit “Wales Online” në krye të këtij grupi kriminal ishte Fatos Hasa, pronar i lokalit “Lab 22”, të cilit iu kapën 3 kg kokainë dhe 7 kg Kanabis.
50 oficerë policie morën pjesë në operacionin e koduar “Operation Bounty” në Mars dhe Prill 2015 për arrestimin e këtij grupi kriminal.
Fatos Hasës 32 vjeç iu sekuestruan në llogarinë bankare 147,000 stërlina.
Gjatë procesit gjyqësor ai pranoi akuzat për konspiracion në mbajtjen dhe shitjen e lëndeve narkotike dhe u dënua me 8 vite burg.
Antarët e tjerë të këtij grupi kriminal do të merrnin këto dënime:
Lorenc Hasa 68 muaj burg;
Naldi Metaj 68 muaj burg;
Dardan Merdhoqi 34 muaj burg;
Sharif Omar 40 muaj burg;
Top Channel