Prokuroria e Tiranës jep të njëjtin version si edhe policia për zjarrin e rënë në Drejtorinë e Policisë Shkencore, ku mbahen për shqyrtim provat materiale të dhjetëra dosjeve hetimore.
Jozyrtarisht organi i hetimit deklaron se shkak i rënies së zjarrit në laboprator është bërë një shkëndijë elektrike, e cila ka shkaktuar një vatër zjarri në katin e dytë të kësaj godine.
Zjarri, sipas hetimeve paraprake të prokurorisë, ka rënë në korridoret e laboratorit dhe nuk ka dëmtuar asnjë provë materiale.
Këto të dhëna prokuroria i jep pas hetimeve të hapura pas dyshimeve se disa prej provave materiale mund të ishin dëmtuar.
Të dhënat e prokurorisë i referohen ekspertizës së specialistëve të OSHEE dhe të shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mbikëqyrur vendangjarjen.
Top Channel