Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerë dhe banorë të fshatrave Shtiqen, Novosej dhe Shishtavec. Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, Basha u njoh me shqetësimet që kanë për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre.
Një shqetësim i banorëve të këtyre zonave është mbajtja për një kohë të gjatë e bagëtive nëpër komisariate. Banorët e Kukësit gjatë muajve të dimrit i shtegtojnë bagëtitë në vende me klimë të butë, ndër të cilat është zona e Lushnjes. Por në këto dy vjet policia i shoqëron sistematikisht në komisariat për verifikim, dhe pas verifikimit i mban aty kafshët deri në 40 orë pa ushqim dhe jo rrallë ka ndodhur që edhe të ngordhin.
Një tjetër shqetësim ishte dhe vendosja e tarifave për ushqimin për bagëtinë që e blejnë në Kosovë. Sipas fermerëve, kjo ndodh vetëm në doganën e Morinit dhe bëhet për hakmarrje politike.
Lulzim Basha ka shpalosur platformën e demokratëve për bujqësinë, e cila parashikon eliminimin e çdo takse për fshatin: “Skema që ne po shohim është skema e një buxheti jo më pak se 100 milionë dollar në vit.
Top Channel