Kosovë, rimbursimi i kuponëve fiskalë; shtyhet afati i dorëzimit

05/11/2015 00:00

Administrata Tatimore e Kosovës njofton shtyrjen e afatit të dorëzimit të blloqeve me kuponë fiskalë deri në datën 6 nëntor 2015.

Afati i paraparë i dorëzimit të blloqeve me kuponë fiskalë, të grumbulluar gjatë muajve korrik, gusht, shtator, ishte nga data 1 tetor 2015 deri më 31 tetor 2015.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se, deri në datën 31 tetor 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar blloqet me kuponë fiskalë, ATK do t’iu mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit nëntor 2015 t’i dorëzojnë ato, në cilëndo zyrë rajonale të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Blloqet e mbyllura me kuponë fiskalë të grumbulluar gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, ATK-ja do t’i pranojë deri më 6 nëntor 2015, deri në orën 16:00. ATK do të pranojë vetëm blloqet me kuponë fiskalë të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e tyre deri më 31 tetor 2015.

Top Channel