Kosova merr mbështetjen e Turqisë për anëtarësimin në UNESCO

05/11/2015 00:00

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në “Facebook” ka njoftuar se gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, ka marrë mbështetje të plotë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Sapo përfundova takimin me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për raportet e shkëlqyera në mes shtetit turk dhe atij kosovar, për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. E falënderova Presidentin Erdogan për mbështetjen e tij dhe të Turqisë për shtetin e Kosovës dhe popullin e saj. Në vazhdën e angazhimit tonë për UNESCO, tani po nisem për në Paris”,  ka shkruar zëvendëskryeministri Thaçi në “Facebook”.

Thaçi në postim nuk e përmend vendin se ku janë takuar me presidentin Erdogan.

Top Channel