Zaganjori me ekspertët e Venecias:Të garantohet pavarësia e sistemit gjyqësor

02/11/2015 14:45

Delegacioni i Komisionit të Venecias është takuar edhe me kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ku në fokus kanë qënë ndryshimet kushtetuese të hartuara nga komisioni i reformës në drejtësi.

Zaganjori u shpreh se procesi i reformës në drejtësi është ndjekur me vëmendje nga gjyqtarët dhe se Gjykata e Lartë ka përfaqësuesit e saj në grupet e punës të ngritura për këtë qëllim. Ai theksoi se ky proces është mëse i domosdoshëm për Shqipërinë, pasi ekzistojnë shumë probleme të cilat kanë nevojë që të adresohen në mënyrë shteruese.

Por thotë Zaganjori kjo duhet të bëhet duke gjetur mekanizma të afta që të garantojnë dhe sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit, eficiencën si dhe rritjen e transparencës dhe luftën kundër korrupsionit.

Top Channel