“Mirënjohje që pata fatin ta kem baba”, reagon djali i Servet Pëllumbit: Largimi i tij më lë një boshllëk të pazëvendësueshëm, por vepra dhe shembulli do të jetojnë përherë Një zonë me bukuri natyrore, në Alpet Shqiptare është kthyer në një park natyror. Bëhet fjalë për Parkun e Shkrelit ku program gjerman GIZ, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe autoritetet vendore kanë mbështetur krijimin e një zone që nxjerr të mira ekonomike prej bukurisë dhe veçantisë së natyrës.
Mbështetja te pasuritë e zonës, biodiversiteti dhe turizimi, ekonomitë familjare e bujqësia janë një nga mënyrat e stimuluara. Ky është fshati Reç, pak kush e di se ky fshat vetëm 20 kilometra larg qytetit të Shkodrës ofron një turizëm malor me bukuri të ralla ku vlen të përmendet parku malor i gështenjave dhe cirkuiti i rrugës malore prej 8 km rreth zonës për ecje në mal.
Përveç peisazheve natyrore, zona është e njohur për prodhimin e gështenjave, gatimit e veçanta, baxhot e prodhimit të djathit, fermave dhe prodhimit të mjaltit prej bimëve medicinale. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë kjo zonë po bëhet pjesë e guidave turistike. Për banorët ky është një vend që nuk duhet lënë pa u vizituar.
“Zona duhet vizituar sepse ka shumë variacione për të shëtitur. Zona e Reçit ka prodhime bio, është masivi i gështenjave, zonë kodrinore e butë që mund të lëvizet shumë lehtë në këmbë. Dhe për turizëm familjar është pa asnjë lloj problemi”, thotë një banor i zonës.
Parku Natyror Rajonal i Shkrelit falë projektit të bashkëpunimit gjerman, dhe ruajtjes së agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale ka arritur të ketë më shumë vizitorë, e turistë që shijojnë prodhimet e zonës. Kjo është përkthyer në ulje të varferisë, punësim të banorëve dhe mbrojtje të natyrës.
Top Channel