Parku natyror i Shkrelit, projekti gjerman për nxitjen e turizmit

02/11/2015 14:55

Një zonë me bukuri natyrore, në Alpet Shqiptare është kthyer në një park natyror. Bëhet fjalë për Parkun e Shkrelit ku program gjerman GIZ, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe autoritetet vendore kanë mbështetur krijimin e një zone që nxjerr të mira ekonomike prej bukurisë dhe veçantisë së natyrës.

Mbështetja te pasuritë e zonës, biodiversiteti dhe turizimi, ekonomitë familjare e bujqësia janë një nga mënyrat e stimuluara. Ky është fshati Reç, pak kush e di se ky fshat vetëm 20 kilometra larg qytetit të Shkodrës ofron një turizëm malor me bukuri të ralla ku vlen të përmendet parku malor i gështenjave dhe cirkuiti i rrugës malore prej 8 km rreth zonës për ecje në mal.

Përveç peisazheve natyrore, zona është e njohur për prodhimin e gështenjave, gatimit e veçanta, baxhot e prodhimit të djathit, fermave dhe prodhimit të mjaltit prej bimëve medicinale. Për këtë arsye gjithnjë e më shumë kjo zonë po bëhet pjesë e guidave turistike. Për banorët ky është një vend që nuk duhet lënë pa u vizituar.

“Zona duhet vizituar sepse ka shumë variacione për të shëtitur. Zona e Reçit ka prodhime bio, është masivi i gështenjave, zonë kodrinore e butë që mund të lëvizet shumë lehtë në këmbë. Dhe për turizëm familjar është pa asnjë lloj problemi”, thotë një banor i zonës.

Parku Natyror Rajonal i Shkrelit falë projektit të bashkëpunimit gjerman, dhe ruajtjes së agrobiodiversitetit në Shqipërinë rurale ka arritur të ketë më shumë vizitorë, e turistë që shijojnë prodhimet e zonës. Kjo është përkthyer në ulje të varferisë, punësim të banorëve dhe mbrojtje të natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA