Kosovë, arrestohet për shpërdorim detyre kreu i Drejtorisë së Arsimit
02/11/2015 00:00
Forcat e Policisë kundër Krimit Ekonomik kanë arrestuar këtë të hënë, në qytetin e Prizrenit, kreun e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj.
Bashkë me Çoçajn, Policia ka arrestuar dhe 5 zyrtarë të tjerë në Komunën e Prizrenit, të cilët dyshohen për “shpërdorim detyre”.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha ka konfirmuar për Top Channel arrestimin e 6 zyrtarëve, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera, pasi – sipas tij, – njësitet që kanë kryer këtë aksion janë në përgjegjësi të komandës qendrore të Policisë, në Prishtinë.
Top Channel