Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë.‎ Epiqendra në Martanesh

01/11/2015 00:00

Dy goditje të forta tërmeti janë ndierë sot, në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera të vendit.

Goditja e parë me fuqi‎ 3.4 e shkallës Rihter ndodhi rreth orës 7 e 20 të mëngjesit të së dielës.

Tërmeti e ka epiqendrën 36 kilometra në lindje të Tiranës, rreth zonës së Martaneshit, në Qarkun Dibër, në një thellësi prej 5 kilometra nën tokë.

Pak minuta më vonë ndodhën lëkundje edhe më të forta, me një forcë 5 deri në 5. 1 të shkallës Rihter, me epiqendër 34 kilometra në lindje të Tiranës, me një thellësi 10 kilometra.

Në Tiranë nuk raportohen dëme, përveç panikut, ndërsa nuk ka raporte për dëme edhe në zonën pranë epiqendrës.

Top Channel