Kreu i VV-së: Në Parlamentin serb ka kriminelë lufte

01/11/2015 17:20

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeti kërkon dekriminalizimin e Kuvendit të Serbisë para se të arrihet pajtimi me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Ymeri i referohet dosjes së quajtur “Operacioni ‘Reka’” të përgatitur nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila jep dëshmi për përfshirjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë, Momir Stojanoviç në masakrën e Mejës në Gjakovë.

“Sot Stojanoviç është deputet nga radhët e partisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç si dhe kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e Shërbimeve të Sigurisë”, shkruan kreu i Vetëvendosjes.

Ai më tej thotë se partia e Vuçiçit, që mban njerëz të tillë në parti e Kuvend, në asnjë mënyrë  nuk mund të jenë të denjë për të dialoguar me ta, e aq më pak, siç thotë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, t’ju plotësohen kërkesat në formë “Zajednice” në Kosovë.

Top Channel