Meta takohet me Müller: Shqipëria, partner i rëndësishëm i BB-së

31/10/2015 12:00

Në ditën e fundit të vizitës së tij në Uashington, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me zv.Presidentin e Bankës Botërore për Europën Qëndrore dhe Rajonin e Azisë, Cyril Müller. Ata diskutuan mbi ecurinë e projekteve ekzistuese në fusha të ndryshme ekonomike.

Z. Meta vlerësoi bashkëpunimin që ekziston mes Kuvendit dhe Bankës Botërore duke u ndalur veçanërisht tek projektet i BB për Parlamentet. “Pala shqiptare vlerëson rritjen e bashkëpunimit mes stafit të Kuvendit dhe atij të Bankës Botërore sa i përket rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe bashkëpunimit me publikun”, është shprehur Meta.

Kreu i Kuvendit nënvizoi nevojën për thellimin e reformave në sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë së vendit. “Shqipëria një partner i rëndësishëm i BB-së. Shqipëria partner i cili ka shënuar progres të qenësishëm gjatë viteve të fundit”, është shprehur Müller.

Top Channel