Malësi e Madhe, kapet i shpalluri në kërkim dhe personi që e ndihmoi
28/10/2015 09:00
Efektivët e Policisë së Malësisë së Madhe kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim dhe përkrahësin e tij në krim.
Në pranga janë vënë 26-vjeçari Eduard Gegaj, i dënuar me 6 muaj burg, dhe 40-vjeçari Valentin Gega.
Kapja dhe ndalimi i shtetasit Eduard Gegaj u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale «përvetësim i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale», ndërsa arrestimi i shtetasit Valentin Gega u bë pasi u kap duke trasportuar me një mjet Benz shtetasin në kërkim, i dënuar me 6 muaj burg, me qëllim për t’iu shmangur policisë për kapjen e tij.
Top Channel