Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij paraqiten në GJKKO si dëshmitarë Mazhoranca nuk u tërhoq nga vendimi për ta trajtuar si vepër penale “moslëshimin e kuponit tatimor”, por u tërhoq nga propozimi i saj i parë për të dënuar menjëherë me 3 vite burg këtë vepër.
Lëshimi që bëhet është se, burgu do të jetë mundësia e dytë, pasi vepra është ndëshkuar me gjobë sipas ligjit tatimor.
“Nëse nuk lëshon kuponin, faturën tatimore, apo dëftesën, atëherë do bëhesh njëherë subjekt i gjobës dhe nëse vijon me këtë shkelje do të bëhesh subjekt i ndëshkimit penal dhe do ndëshkohesh me nga 5 ditë deri në 3 vjet burg”, deklaroi deputetja e PS, Ermonela Felaj.
Partia Demokratike, që është kundër trajtimit të moslëshimit të kuptonit tatimor si vepër penale, nuk e pranoi si zgjidhje as këtë tërheqje të qeverisë.
Oerd Bylykbashi tha se, ligji e lë të paqartë se kush ndëshkohet penalisht, pronari i biznesit apo shitësi që nuk lëshon kupon. Ligji tatimor, që iu referua qeveria si zgjidhje, gjobit personin e pajisur me NIPT dhe jo shitësin.
“Pyetja është e thjeshtë: burg do të bëjë për fshehje të ardhurash edhe kur nuk lëshon kupon ai që shet byrek? Pasi ka marrë një gjobë prej 5 milionë lekë për kuponin e parë që nuk lëshoi, burg do të bëjë për të dytin? 300 lekë të vjetra kushton”, tha Bylykbashi.
Askush nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje, por menjëherë më pas erdhi votimi. Për këtë arsye, Partia Demokratike votoi kundër, duke e cilësuar ligjin një “tigër prej letre”, që ka për qëllim vetëm të trembë biznesin, duke rritur arbitraritetin.
Nga ana e saj, qeveria thotë se, nëpërmjet ashpërsimit të Kodit Penal do të ulet informaliteti në ekonomi.
Top Channel