U denoncua në Fiks Fare, 4 vite burg ish-gjyqtares së Lezhës

26/10/2015 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4 vite burg ish-gjyqtaren e Rrethit Gjyqësor të Lezhës, Parashqevi Ademi, e denoncuar në emisionin Fiks Fare për korrupsion.

Prokuroria kërkoi në pretencën e saj dënimin me 6 vite për gjyqtaren e Lezhës dhe avokatin Gjovalin Ndoja, dy persona që akuzoheshin për marrjen e 200 mijë lekëve nga dy persona në një proces penal që po zhvillonin, në këmbim të zbutjes së masës së dënimit.

Dy të pandehurit pranuan akuzat dhe kërkuan gjykim me procedurë të përshpejtuar, në përfundim të të cilit gjykata vendosi dënimin e tyre me nga 4 vite burgim.

Arrestimi i ish-gjyqtares së Lezhës dhe avokatit Ndokaj erdhi pas denoncimit në “Fiks Fare” në qershor të këtij viti.

Top Channel