Pritja e refugjatëve sirianë, në Bilisht bëhet gati ish-reparti ushtarak

26/10/2015 16:55

Ndërsa flitet se refugjatët sirianë mumd të kalojnë nga shteti grek në vendin tonë, në Korçë është përcaktuar vendi se ku do të mbahen ata.

Në prag të dimrit, kur Shqipëria pritet të jetë vendkalimi kryesor i sirianëve, ish-reparti ushtarak në Kapshticë do të shërbejë si kamp për ta.

Një godinë e braktisur prej vitesh pritet që t’u ofrohet atyre si strehë, ndërsa sipas të dhënave kapacitetet e saj janë për të paktën 500 persona.

Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme për përcaktimin e hartës për ndërtimim e kampeve për këta refugjatë, autoritetet vendore kanë marë masat e para, ndërsa më tej do të punohet për përmirësimin e infrastrukturës dhe ushqimin e tyre.

Top Channel