OSHEE po investon 47.5 mln lekë për përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin Studenti.
Punimet parashikojnë rikonstruksionin e plotë të 10 kabinave ekzistuese dhe ndërtimin e 2 kabinave të reja prej të cilave do të përfitojnë shërbim cilësor rreth 2500 abonentë.
Kreu i OSHEE Adrian Çela deklaroi se punimet pritet të përfundojnë brenda tre muajve.
Ndërsa zëvendës ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, gjatë inspektimit të punimeve tha se paratë e arkëtuara nga pagesat e energjisë elektrike po mundësojnë kryerjen e investimeve të munguara në rrjetin e shpërndarjes.
Më herët, Ministria e Energjisë tha se rrjeti i shpërndarjes së energjisë në vend është në 80 % të saj mbi 40 vjecar dhe në gjendje tejet të amortizuar.
Top Channel