“Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm se ke qenë ministër”, avokati i Ilir Beqjes publikon deklaratën e ish-ministrit: Pas 6 vitesh hetime, ndaj meje s’ka akuzë
Berati prej dy vitesh është kthyer në një kantier ndërtimesh në rrugë, trotuare apo parqe, ndërsa prej tre muajsh brenda në qytet po punohet për shtrimin e trotuarit nga Ura e Goricës drejt qendrës së qytetit.
Por, ndërsa punimet janë në ditët e fundit, bordurat në krah të Lumit Osum janë shembur dhe asnjë masë sinjalistike nuk është vendosur për parandalimin e aksidenteve. Qytetarët deklarojnë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur kalimtarët janë rëzuar si pasojë e gropave në rrugë dhe shembjes së bordurave në krah të lumit.
Tetori është muaji që parashikohet dhe përfundimi i punimeve që do të përfshijë dhe vendosjen e bordurave prej hekuri sipas projektit, por punimet vazhdojnë me ritme tepër të ulta dhe asnjë masë nuk është marrë për sinjalistikën e punimeve.
Situata duket se bëhet dhe më e vështirë në mbrëmje, në kushtet kur rruga ndriçohet vetëm nga dritat e makinave, pasi në këtë aks prej kohësh nuk ka ndriçim. Qytetarët deklarojnë se ndihen të rrezikuar veçanërisht në mbrëmje, por dhe për fëmijët, pasi nga dita në ditë po shtohen bordurat e shembur dhe asnjë shenjë nuk është vendosur në rrugë për të parandaluar rrezikun.
Burime nga ana e bashkisë mjaftohen me pohimin se ky aks rrugor është në punim e sipër.
Top Channel