Drejtësia tremb investimet gjermane

17/10/2015 15:50

Ambasadori gjerman Helmut Hoffman ka inspektuar investimet që po kryhen nga qeveria e vendit te tij në qytetet e Beratit dhe të Kuçovës.

Fillimisht ambasadori gjerman ndoqi projektin 65 milionë euro që synon rehabilitimin e ujësjellësit si edhe zëvendësimin e tubacionit që do të furnizojë 130 mijë banorë të kësaj zone.

Ambasadori theksoi edhe gjatë takim në shoqërinë që eksporton bimë medicinale se përmes investimeve kërkohet të rritet standardi i jetës së banorëve në mënyrë që ata të mos emigrojnë e as të mos kërkojnë azil.

Këtë mesazh ambasadori e përsëriti edhe në fshatin Goricë teksa vizitoi fermën e Gezim Kuqit, me 2.5 hektarë dru frutorë. Por ndërsa për investimet e qeverisë gjermane ambasadori nënvizoi se ato kanë nevojë për promovim e mbështetje, Hoffman tregon se cilat janë vështirësitë që has biznesi privat gjerman në Shqipëri.

“Tema qendrore në këtë kontekst  do të ishte shteti ligjor. Investitorët që kanë këtu aktivitetet e tyre do të duhet të kishin besim në sistemin e drejtësisë në mënyrë që ata kur kanë një problem t’u drejtohen gjykatave dhe të kenë besim se do të merret vendimi i drejtë sepse herë pas here ndodh që mund të kenë probleme mes firmave private gjermane dhe ato në kontekstin e këtyre problemeve prej strukturave shtetërore, drejtohen ose këshillohen t’u drejtohen gjykatave. Përshembull, bëhet fjalë për çështje të interpretimit të kontratave të koncesionit dhe në këtë kontekst duhet të kishin besim. Në fakt, kjo nuk është se i ndihmon shumë firmat gjermane këtu, pasi e para, procedurat gjyqësore zgjasin dhe e dyta besimi nuk është se ekziston plotësisht”, deklaroi ambasadori Hoffman.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA