Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta, parashikimi për këtë të shtunë “Në sistemin tonë gjyqësor ka një numër jo të vogël individësh, që nga pikëpamja profesionale nuk kanë lidhje me gjyqësorin”.
Duke e nisur me këtë nënvzim fjalën përpara studentëve të Fakultetit Juridik, presidenti i Republikës, Bujar Nishani u ndal gjatë tek reforma në drejtësi.
Kreu i shtetit e konsideroi të papranueshëm kufizimin kushtetues që është propozuar, që çdo ndryshim i ligjit themeltar të shtetit nuk mund të çohet për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
“Edhe këtu jam i bindur se çdo jurist që e dëgjon mendon që kush është garancia e një akti. Presidenti? Dakord, sot e kemi një president të mirë, sa për t’i bërë pak qejfin vetes. Po nesër? Pra, filtri i fundit i parashikuar nga sistemi ynë i dhënies së garancisë së një akti nuk është Presidenti, Parlamenti apo Qeveria. Është Gjykata Kushtetuese”, tha Nishani.
Presidenti i Republikës nuk u shpreh dakord gjithashtu me ndalimin kushtetues të krijimit të gjykatave speciale. Për krimin e organizuar dhe korrupsionin e niveleve të larta politike dhe shtetërore, mund të lindë nevoja për to, tha kreu i shtetit.
Ai ripërsëriti se reforma në drejtësi po bëhet pa transparencë e gjithëpërfshirje, duke shtuar këtu se janë mënjanuar edhe akademikët e fushës së drejtësisë.
Ajo që presidenti nuk kundërshton është parashikimi ligjor që kreu i shtetit të mos jetë më edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe këtu e ka një rezervë për alternativën e propozuar.
“Absolutisht po. Mund të mos jetë fare presidenti. Personalisht mendoj që mund të mos jetë, por është parashikuar në amendamentet kushtetuese që të vijë një njeri i zgjedhur politikisht”, nënvizoi Nishani.
Presidenti i Republikës mbajti këtë leksion të hapur në Fakultetin e Drejtësisë, vetëm pak ditë pas letrës për Kuvendin, ku nënvizonte mënjanimin e institucionit që drejton nga procesi i hartimit të reformës në drejtësi.
Top Channel