Raportimi financiar, Zvicra mbështet me 2.2 milionë euro

16/10/2015 12:25

Qeveria zvicerane do te financoje me 2.2 milionë euro në fazën e dyte të projektit  për Përmirësim të Raportimit Financiar të Shoqërive Tregtare.

Sipas zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj përmes këtij projekti synohet rritja e transparances të treguesve financiarë dhe bilanceve të Shoqërive Tregtare.

Përmirësimi i raportimit financiar është konsideruar si një nga elementët më të rëndësishëm në luftën kundër informalitetit, duke dhënë një pamje më të saktë të pasqyrave financiare të biznesit mbi bazën e të cilave llogariten dhe detyrimet fiskale.

Marrëveshja për projektin që mbështetet edhe nga Banka Botërore u nënshkrua në Ministrinë e Financave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA