Durrsakët firmosin për lirimin e “Ballist” Morinës

14/10/2015 14:15

Nisma e “Tifozëve Kuqezi” për lirimin e Ismail Morinës, i njohur ndryshe si “Ballist” Morina, është ndërmarrë edhe në qytetin e Durrësit.

Grupimi i tifozëve u nda në dy pjesë për të lëvizur në rrugët kryesore të qytetit me synimin për të siguruarar mbështetjen e nevojshme qytetare nëpërmjet firmave të tyre në një peticion të përpiluar pikërisht për të.

Sipas një prej përfaqësuesve të këtij grupimi, deri tani janë mbledhur 50 mijë firma, ndërkohë që puna në këtë aspekt do të vazhdojë.

Ismail Morina e bëri të njohur emrin e tij teksa nëpërmjet një droni shfaqi në stadiumin e Beogradit në sfidën Serbi-Shqipëri banderolën e Shqipërisë së Madhe, ku shkruhej “Autochtonus”.

Top Channel