Rehabilitimi i Gjanicës, Peleshi: Vendimi në KKT

13/10/2015 19:15

Nga Fieri, ku inspektoi situatën e krijuar pas reshjeve të ditëve të fundit, zv/Kryeministri Niko Peleshi deklaroi se projektideja e rehabilitimit të lumit të Gjanicës është miratuar në KKT dhe se zbatimi i tij do të jetë sfida e përbashkët.

“Në fazën që po flasim sot kemi miratuar projektidenë e rehabilitimit të lumit të Gjanicës në KKT. Kemi hartuar listën e objekteve që do të shpronësohen. Duhet ta plotësojmë me projektin e detajuar. Sfida jonë e përbashkët e institucioneve qendrore dhe vendore është të hartojmë një projekt të plotë inxhinierik dhe detyrë e të gjithë qytetarëve është që absolutisht të mos imagjinojnë më se mund të ndodhin ndërtime si këto që shohim këtu”, deklaroi Peleshi.

Zëvendëskryeministri Peleshi informoi se qeveria ka një plan ambicioz për pastrimin e kanaleve kulluese brenda një periudhe 3-vjeçare.

Peleshi bëri të ditur gjithashtu se ka përfunduar projekti për kanalin Vjosë-Levan-Fier dhe parashikohet të zbatohet vitin e ardhshëm.

Top Channel