Zyrtarisht vjeshtë, reshje shiu përgjatë gjithë tetorit

11/10/2015 13:25

Siç ishte paralajmëruar, fundjava ka sjellë zyrtarisht vjeshtën, me shira të dendur në të gjithë vendin dhe temperatura më të ulta.

E ndërsa Jugu i Shqipërisë ndodhet nën ujë, metereologët parashikojnë që reshjet e shiut do të vijojnë.

Më problematike situata do të jetë në pjesën e dytë të ditës së dielë, ku sinoptikanët parashikojnë rrebeshe të herëpashershme shiu të shoqëruara me stuhi të forta ere.

Ndërkohë, të hënën metereologët parashikojnë pakësim të reshjeve shoqëruar me ulje të temperaturave.

Por moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri në fund të dhjetëditëshit të dytë të tetorit.

I gjithë muaji tetor do të ketë shumë reshje shiu, ndërsa temperaturat do të jenë tipike të stinës.

Top Channel