Përmbytjet, Panariti: Të furnizohen me energji hidrovorët gjatë 24 orëve

11/10/2015 14:25

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, në një konferencë për shtyp të mbajtur të dielën pas situatës kritike që shkaktuan reshjet e dendura në disa qytete të vendit, deklaroi se është shumë e rëndësishme që të merren masa për “furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të hidrovorëve”.

“Duhet të marrim masa që të furnizojmë pa ndërprerje me energji elektrike hidrovorët, gjë që nuk ka ndodhur në 24 orët e fundit”, tha Panariti, i cili shtoi se “duhet të mobilizohemi të gjithë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme të reshjeve”.

“Të shfrytëzojmë ditët në vijim që nuk do të ketë reshje për të garantuar furnizimin me energjinë elektrike dhe për të mobilizuar të gjitha strukturat e emergjencave civile që të minimizojnë dëmet”, u shpreh ministri i Bujqësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA