Përmbytje në disa zona në Lushnje

11/10/2015 11:15

Shiu i parë i rënë në gjithë vendin ka krijuar probleme të shumta në Lushnje. Sasia e konsiderueshme e reshjeve ka krijuar probleme kryesisht në furnizimin me energji elektrike.

Vërshimi i ujrave në lagjen e Karbunarës ka bërë që të përmbyten disa banesa dhe sipërfaqe të konsiderueshme.

Dëmet janë në të mbjella, ndërsa në banesa uji ka arritur deri në 70 centimetra.

Top Channel