Tirana zyrtare dënon sulmin terrorist në Ankara

10/10/2015 12:45

Tirana zyrtare ka dënuar sulmin e sotëm terrorist të ndodhur në Ankara, me pasojë humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm.

“Shprehim ngushëllimet e thella dhe u gjendemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente të vështira, duke uruar një shërim të shpejtë për të plagosurit dhe në tejkalimin e kësaj situate”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme.

Nga shpërthimi, që sipas agjencive turke kishte në shënjestër një tubim pro paqes dhe demokracisë të thirrur nga një parti pro-kurde, mbetën të vrarë 30 persona.

Top Channel