PD ngushëllon familjet e viktimave në Turqi

10/10/2015 18:10

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në emër të partisë që drejton, u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste të ditës së shtunë në Ankara.

“Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shpreh ngushëllimet e mia për familjet e viktimave të sulmeve terroriste në Ankara”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

“Në këto orë të vështira jemi në krah të popullit dhe autoriteteve turke dhe përpjekjeve të tyre për të shpëtuar jetët e rrezikuara dhe për të ndihmuar të plagosurit”, vijon Basha në mesazhin ngushëllues.

Top Channel