Naço shkarkon drejtoreshën e ZVRPP-së së Vlorës
08/10/2015 11:35
Drejtoresha e ZVRPP-së së Vlorës, Loreta Tozaj është shkarkuar me urdhër të ministrit të Drejtësisë Nasip Naço. Burime zyrtare të kësaj ministrie bëjnë të ditur se Tozaj është shkarkuar për mangësi të theksuar në shërbimin ndaj qytetarëve.
“Asnjë kompromis ndaj cënimit të cilësisë së shërbimit”, është shprehur Naço. Tozaj mbante këtë detyrë prej 10 muajsh.
Top Channel