Mbreti Zog përkujtohet në ditën e lindjes

08/10/2015 16:40

Është përkujtuar të enjten, në ditën e tij të lindjes, Mbreti Zog. Princi Leka, drejtues të Partisë Lëvizja e Legalitetit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shumë qytetarë janë perulur me nderim përpara varrit të Mbretit Zog.

Në mesazhin e tij, zoti Basha ka theksuar se ky është një rast për të vlerësuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë.

“Përkujtimi sot i ditëlindjes së Lartëmadhërisë së tij, Mbretit Zog, është një rast fatlum për të kujtuar se sakrifica dhe vepra për kombin nuk vdes kurrë, nuk shuhet kurrë, e nuk zhbëhet, as nga intrigat e vogla, as nga persekutimet e mëdha, si ato dhjetëravjeçare që mbarti mbi shpinë Mbreti i Shqiptarëve Zogu i Parë dhe familja e tij, nga regjimi komunist”, tha Basha.

Top Channel