Krahas 170 pjestarëve të delegacionit zyrtar serb për ndeshjen e dy kombëtarëve, në Tiranë kanë mberritur edhe 60 studentë serbë të moshës 18-19 dhe 21 vjeç,të ftuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, të ndjekin këtë ndeshje.
Ata janë pritur nga 60 studentë shqiptarë dhe do të akomodohen në familjet e tyre. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, studentët serbë shoqërohen nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbiç, si dhe koordinator dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë.
Për t’i uruar mirëserardhjen ministrit Verbiç dhe studentëve serbë, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, u rezervoi atyre një pritje në vilën qeveritare 31.
Është parashikuar edhe pritja e tyre nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Top Channel