Mediat serbe: Arrestohet “shqiptari i dronit”, kërcënoi Vuçiç

07/10/2015 11:00

Mediat serbe kanë pasqyruar menjëherë arrestimin e Ismail Morinës në Tiranë, një ditë para ndeshjes Shqipëri- Serbi që do të luhet në “Elbasan Arena”. “Morina arrestohet me pistoletë serbe: kërcënuesi i Vuçiç përfundon në burg”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

Teksa i referohen burimeve zyrtare të policisë shqiptare mbi arrestimin e Morinës me armë pa leje dhe 30 bileta, mediat serbe shprehin shqetësimin për një video që Ballisti ka publikuar një ditë më parë. Edhe pse FSHF ka deklaruar se Morina nuk do të jetë në stadium, shkruajnë mediat serbe, autori i dronit në Beograd ka publikuar një biletë me emrin e tij, duke u shprehur se do të jetë i pranishëm.

Duke publikuar foto të Morinës me lojtarë të kombtares shqiptare, “Vecernje Novosti”, shkruan se përfaqësuesit e Shqipërisë fotografohen me të, dhe mbështesin veprimet e tij ekstremiste, në vend që të merren me sport.

FOTO GALERI
1/3
Agjencia B92

Top Channel