“Duhet të humbësh 5 kg, por pa t’u zvogëluar gjoksi”

29/09/2015 13:30

Patricia Arquette thotë se seksizmi në Hollivud është arsyeja pse aktoret paguhen më pak se aktorët dhe trajtohen më keq.

47-vjeçarja tregon një episod për ta vërtetuar këtë gjë.

“Mbaj mend një regjisor që i tha agjentit tim që do të ishte shumë mirë nëse unë do të humbisja 5 kg, por pa m’u zvogëluar gjoksi. Unë nuk doja të bija në peshë dhe nuk i humba ato 5 kg”, tregon Patricia në një intervistë për “Fortune”.

Top Channel