Shkaku i vdekjes së Bobbi Kristina Brown

27/09/2015 11:05

Autoritetet në Georgia e dinë shkakun e vdekjes së Bobbi Kristina Brown, por nuk e japin këtë informacion. Një gjykatës vendosi që përfundimet e mjekësisë ligjore për 22-vjeçaren duhet të mbeten sekrete, raporton TMZ.

Kjo pasi një investigim kriminal për vdekjen e saj vijon ende dhe zbatimi i ligjit nuk dëshiron që të bëhen publike informacione për vdekjen e saj, pasi mund të pengonte hetimet e tyre.

Vajza e Whitney Houston ndërroi jetë në korrik, pasi qëndroi në koma për 6 muaj. Ajo u gjet e pavetëdijshme në vaskën e tualetit të shtëpisë së saj në Georgia, në janar të këtij viti. Bobbi u varros pranë nënës së saj në New Jersey, tre vjet pasi këngëtarja ndërroi jetë pothuaj në të njëjtën mënyrë, në vaskën e tualetit në Beverly Hilton Hotel.

Top Channel