Për nostalgjikët e viteve ’80!

25/09/2015 20:20

Jeni nostalgjikë të serialeve televizive të viteve ’80? Nëse po, atëherë një lajm i mirë po vjen për ju.

Seriali aksion “A-Team”, që pikërisht në ato vite bëri epokë, do të kthehet së shpejti në ekran nga NBC, që do të bëjë një riprodhim të tij.

Për momentin nuk ka informacione mbi kastin e aktorëve që do të interpretojnë në këtë “remake”. Por mësohet se, ndryshe nga ekipi i atëhershëm, i përbërë nga aktorët Mr. T, George Peppard, Dirk Benedict dhe Dwight Schultz, këtë herë Njësia A e forcave speciale do të ketë edhe një femër në bord.

Por skenari do të jetë i njëjtë. Njësia A, një grup operativ i marinës së Shteteve të Bashkuara, akuzohet për një krim që nuk ka kryer dhe përpiqet të pastrojë emrin duke zbuluar komplotet e operacioneve sekrete ushtarake të administatës amerikane.

Në serialin e vjetër tema ishte e lidhur me luftën e Vietnamit, ndërsa këtë herë pritet të jetë me atë në Irak ose Afganistan.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA