Durrës, helmohen 39 turistë; shërbimi mjekësor u ofrohet në hotel

25/09/2015 17:50

Shërbimet mjekësore të Durrësit u kanë ardhur në ndihmë këtë pasdite 39 turistëve grekë, të cilët kanë shfaqur simptoma të një helmimi nga ushqimi.

Mësohet se ekipet e ndihmës së shpejtë janë thirrur në hotelin ku po qëndrojnë turistët helenë, tek zona e Shkëmbit të Kavajës.

Sipas burimeve mjekësore lokale, 15 nga vizitorët, shumica e të cilëve të moshës së tretë, po marrin serum në dhomat e hotelit ku janë akomoduar.

Ndërkohë, ende nuk dihet lloji i ushqimit që turistët kanë konsumuar dhe vendi ku e kanë konsumuar atë.

Çrregullimet që kanë shfaqur ata kanë qenë kryesisht diare dhe të vjella, saktësojnë më tej burimet mjekësore.

Top Channel