Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vijuar aksionet kundër paligjshmërisë dhe daljes në transmetim palicencë dhe paautorizim.
Nisur nga interferencat e shkaktuara në brezin e navigimit ajror, AMA ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të subjekteve Radio “Stinët” dhe Radio “Neë Planet”, të cilat transmetonin në qytetin e Tiranës. Subjektet në fjalë nuk kishin asnjë dokument.
Gjithashtu, AMA ka bërë sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të një subjekti kabllor në fshatin Dritaj, të njësisë administrative Qukës, në Qarkun e Elbasanit, si dhe ka ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e pajisjeve transmetuese të shoqërisë “Fibernet” sh.p.k. në qytetin e Tiranës, i cili ofronte shërbime audiovizive përmes transmetimit të paketave televizive.
Ndaj këtyre subjekteve, AMA është duke përgatitur edhe materialin përkatës për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave administrative dhe atyre penale. AMA thekson se aksioni kundër transmetimeve të paligjshme dhe të palicencuar, do të vijojë intensivisht edhe gjatë ditëve në vijim.
Top Channel