Thashethemet për pirsingu në trupin e modeles nisën të qarkullonin në muajin korrik, por në atë kohë Kendall Jenner vendosi të mos shprehej.
Pas shfaqjes së saj në ceremoninë e “Harper’s Bazaar Icons”, ku dallohej qartë pirsingu për shkak të fustanit të saj të bardhë, bukuroshja e “Keeping Up With The Kardashians”, ka zbuluar më në fund se tashmë një pirsing ndodhet në gjoksin e saj të majtë.
Gjatë një interviste të dhënë për “Page Six”, 19-vjeçarja ka rrëfyer: “Ka qenë një periudhë e çmendur në jetën time, si një rebele që isha, vendosa ta bëja. Teksa u bëra gati për ta bërë, mendova me veten time, po unë pse po e bëj këtë?”.
“Sinqerisht ishte e dhimbshme, por jo aq shumë sa njerëzit e bëjnë”, ka shtuar modelja.
Top Channel