Përvetëson paratë e faturave të energjisë, procedim penal ndaj ish-punonjësit të Postës

22/09/2015 09:50

Edhe pse është në burg për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, ish- punonjësi i zyrës së Postës së Llakatundit do të procedohet penalisht për një tjetër vepër. Aranit Kojdheli, 46 vjeç, ka përfituar në mënyrë të paligjshme shumën prej 110 mijë lekësh të rinj.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Kojdheli gjatë vitit 2014, duke qënë punonjës i zyrës së Postës në Llakatund, i ka vjedhur këtë shumë R. I., 61 vjeç nga fshati Çeprat i Vlorës. 46-vjeçari përvetësonte pagesat mujore të faturave të OSHEE-së që supozoheshin të ishin të shlyera na R. I.

Aktualisht, Aranit Kojdheli, hetohet nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi është arrestuar më datë 26.12.2014, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA