Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në Partinë Demokratike, Bardh Spahia zhvilloi takime me azilkërkuesit shqiptarë në disa kampe në zonën e Limbourgut dhe Eltz, pranë Frankfurtit.

Azilkërkuesit thanë se shkak i emigrimit është varfëria e tejskajshme dhe pamundësia për një të ardhme normale në familjet e tyre.

Zoti Spahia tha se është pikëlluese që shqiptarët braktisin shtëpitë dhe mundin e një jete për të gjetur mundësitë dhe shpresën në azil, duke theksuar se kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë zgjidhja.

“Nëse shqiptarët do të kishin një kryeministër dhe qeveri të përgjegjshme e të aftë, vendet e punës dhe mundësitë për një  jetë normale do të ishin siguruar në vendin tonë, por Rama, mazhoranca dhe qeveria janë vetë shkaku i azilit,i kësaj drame të madhe kombëtare”, theksoi Spahia gjatë takimeve.

“Mohimi i azilit me shpërfillje dhe arrogancë, mosmarrja e përgjegjësive për krizën e prodhuar në vend nuk duhet jetë më rruga e përballimit të kësaj situate”, tha Spahia.

Top Channel