Vajza e Nicole Kidman nuk ndjek më në Instagram babain e saj Keith Urban, pas thashethemeve për një lidhje të re “MasterChef Albania 3” nisi rrugëtimin në kërkim të shefit më të mirë të kuzhinës. Të apasionuar pas artit të gatimit, qindra njerëz aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij formati, por vetëm disa prej tyre ia dolën të parakalojnë para shefave.
Secili me pjatën e tij më të mirë, në kërkim të përparëses, që u garanton pjesëmarrjen në sfidën e “MasterChef”-it.
“MasterChef Albania 3” mund të konsiderohet “MasterChef”-i i femrave. Përveç se ishin pjesëmarrëse më të shumta në puntatën e parë, ato spikatën edhe në cilësinë e gatimeve. Nuk është çudi, që çmimin e madh ta rrëmbejë një femër, pra që fituese të shpallet një shefe.
Pjesëmarrësit e këtij edicioni duket se nuk kanë shumë diferenca me njëri-tjetrin. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, ku disa ishin më të spikatur, aspirantët e këtij viti janë të ekuilibruar në cilësitë e tyre. Nuk mungojnë konkurrentët që vijnë nga jashtë vendit, apo edhe nga Kosova.
Promovimi i vlerave të kuzhinës shqiptare nuk është jashtë vëmendjes së “MasterChef”-it. Shtegtimi nëpër vende të ndryshme të Shqipërisë bëhet me qëllimin për të treguar kulturën tonë të gatimit, si dhe atraksionet që të ofron vendi ynë.
Top Channel