JLo, shkëlqen në Los Anxhelos
20/09/2015 00:00
Jennifer Lopez ishte e jashtëzakonshme mbrëmjen e së shtunës në Los Anxhelos.
46-vjeçarja bëri një performancë të shkëlqyeshme në festivalin “iHeartRadio Music”, duke mos zhgënjyer publikun e pranishëm.
JLo nuk harroi të tregonte asetet e saj, e shoqëruar në skenë edhe nga grupi i saj i balerinëve.
Përpos anagzhimeve profesionale, këngëtarës i duhet të përkujdesete dhe për dy fëmijët e saj Emme dhe Max, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony.
Ndërsa, njërën nga shtëpitë të cilën e kishin blerë bashkë me Anthony-n në vitin 2008, ajo dëshiron ta shesë.
Top Channel