Vajza e Nicole Kidman nuk ndjek më në Instagram babain e saj Keith Urban, pas thashethemeve për një lidhje të re Emri i saj është i njohur në botën e modës në Gjermani. Ajo ka veshur Miss-in e këtij vendi, por edhe modelet e këtij kompeticioni kanë sfiluar me modelet e saj.
Flora Suldashi ia ka dalë të ngjisë majat e modës në Gjermani. Falë bashkëpunimit me koorporatën e Miss Gjermanisë, një organizatë që mban primatin për sa i përket modës atje, Flora promovon talentin e saj në fushën e dizajnit.
Flora është rritur në Prishtinë e më vonë, pas luftës, u largua nga Kosova. Gjermania ishte destinacioni i saj dhe bashkë me familjen u vendosën aty, për të nisur një jetë të re.
Menjëherë nisi të ushtrojë pasionin e saj, stilimin e veshjeve. Në karrierën e saj gati 15-vjeçare, ajo u investua duke krijuar modele të veçanta dhe me një stil, që të bënte diferencën.
Gjithë kjo punë e palodhshme filloi të japë edhe frytet e saj. Kërkesat për të bashkëpunuar me kompani të mëdha dhe për evente prestigjioze filluan të vinin menjëherë.
Pas veshjes së Miss Gjermanisë, radha ishte për t’u prezantuar në “Javën e Modës”. Olga Hoffman, më e bukura e Gjermanisë ishte e para që sfiloi me veshjen e Florës. Ky duket se është vetëm fillimi i suksesit për Flora S.
Top Channel