Duffy i rikthehet muzikës pas 5 vitesh

15/09/2015 00:00

Duffy ka publikuar projektin e parë muzikor pas 5 vitesh mungesë. Këngëtarja e hitit “Mercy”, ka surprizuar fansat e saj, duke publikuar këngën e saj të re të titulluar “Whole Lot Of Love”, përmes llogarisë së saj në “Facebook”.

Kjo këngë, e cila shënon këngën e parë të bukuroshes bjonde që pas “Well Well Well” në vitin 2010, do të jetë gjithashtu kolonë zanore e filmit ku ajo do të marrë pjesë “Legend”.

Duffy u fut në industrinë muzikore në 2008 me hitet e saj “Rockferry” dhe “Mercy”, të cilat kanë kryesuar klasifikimet muzikore në mbarë botën.

Në 2010, ajo publikoi albumin e saj të dytë “Endlessly”, por për shkak të kritikave të shumta që mori, ajo mendoi të shkëputej për disa kohë nga muzika. Në pesë vitet e fundit, ylli u fokusua në karrierën e saj si aktore, por duket se ajo i është rikthyer përsëri dashurisë së vjetër për muzikën.

Top Channel