Dhurata më e mirë për ditëlindjen e Pink!

10/09/2015 09:25

Është e sigurtë se ajo ka kaluar pushimet më të mrekullueshme, dhe festimet kanë vazhduar të martën, kur Pink mbushi plot 36 vjeç. Këngëtarja e famshme është fotografuar në Nju Jork me bashkëshortin e saj, Carey Hart, 40 vjeç dhe vajzën e tyre 4-vjeçare, Willow.

Sigurisht bashkëshorti nuk kishte harruar t’i bënte dhuratë këngëtares së hitit “Try”, duke i dhuruar një çantë rozë me dhurata dhe një tullumbac në formë ylli. Por kush ishte dhurata më e mirë për Pink? Ajo e vajzës së saj. “Willow më lejoi të bëja gërshet flokët e saj për ditëlindjen time dhe më bërtiti gati pesë herë”, shkruan në Twitter këngëtarja.

FOTO GALERI
1/3
Ylli i muzikës mbushi 36 vjeç dhe festoi në Nju Jork me familjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA