Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët
Pas 14 vitesh qeveria rrit me 130 lekë në muaj pagesën për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Përmes këtij udhëzimi të ministrit Blendi Klosi, ministria e Mirëqënies Sociale rrit masën e përfitimit për invalidët, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
Në të njëjtin udhëzim, ky dikaster përgjegjës për këtë kategori personash, rrit në të njëjtën vlerë edhe masën e përfitimit për kujdestarët e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik.
Njëkohësisht, përmes një tjetër dokumenti, ministria e Mirëqënies Sociale ligjëron rritjen me 140 lekë të masës së përfitimit për të verbërit si dhe për kujdestarët e tyre.
Efektet financiare të dy udhëzimeve që mbajnë firmën e ministrit Blendi Klosi do të përballohen nga fondet e dhëna për këtë ministri në 2015. Vendimet kanë hyrë në fuqi dhe kategoritë përfituese do të marrin shtesën e pagesave të përmuajshme që nga muaji Shtator.
PAGESA E INVALIDEVE
ISHTE 9.900 lekë
BEHET 10.030 lekë
PAGESA E KUJDESTARIT
ISHTE 10.400 lekë
BEHET 10.530 lekë
PAGESA PER TE VERBERIT
ISHTE 11.250 lekë
BEHET 11.390 lekë
Top Channel