Inflacioni i rikthehet trendit të rritjes

08/09/2015 14:50

Pas ngadalësimit të fortë në korrik, kur zbriti në 1.3 për qind, inflacioni duket se është kthyer sërish në trend rritës duke arritur në gusht kuotën 1.9 për qind.

Instituti i Statiskave deklaroi se shkaku kryesor ishin çmimet e artikujve ushqimorë të cilat muajin e kaluar u rritën me 4.2 për qind krahasuar me një vit më parë.

I vetëm, shtrenjtimi i artikujve ushqimorë ka shkaktuar rreth 90 për qind të inflacionit total të gushtit.

Veç ushqimeve dy zërat e tjerë me rritje të çmimeve kanë qenë pijet alkoolike dhe cigaret me 6.7 për qind, si dhe shërbimi arsimor me 10.4 për qind, ndërsa zërat e tjerë kanë patur rritje të papërfillshme ose rënie të çmimeve.

Top Channel