Kosovë, aksident me 2 të vdekur në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë

07/09/2015 19:00

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, që ka ndodhur të dielën në mesditë në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë, në fshatin Lubizhtë.

Policia ka konfirmuar se viktimat janë dy motra të moshës 60 dhe 65-vjeçare. Sipas hetuesve rajonal, vetura tip “Volkswagen Golf”, në të cilën ndodheshin katër gra dhe një burrë, është goditur nga një veturë e tipit “BMË”, e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë.

Edhe shoferi i “BMW”-së ka kërkuar ndihmë mjekësore, por ai është arrestuar menjëherë pasi ka dalë nga spitali.

Top Channel