Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët
Mjekët psikiatër vënë alarmin për rritje të frikshme të përdorimit të antidepresivëve tek të rinjtë e moshës 20 vjeç.
Xanaxi kryeson klasën e medikamenteve më të përdorur nga kjo grupmoshë, por jo vetëm. Ky mpirës ankthi në ditët e sotme ka mbërthyer shumë njerëz të cilët nga varësia e krijuar e konsumojne më shpesh se një karamele.
Mjekja psikiatre, Arjana Rreli, thotë se për herë të parë këtë verë është rritur ndjeshëm edhe numri i rasteve me çrregullime mendore, ndonëse periudha ngacmuese për këto probleme i takon pranverës dhe vjeshtës.
Ndonëse vitet e fundit kultura e vizitave tek psikiatri apo psikologu është rritur përsëri ka shumë njerëz që marrin përsipër të bëjnë specialistin, duke agravuar më shumë shëndetin e tyre mendor.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet mendore janë shtuar shumë dhe deri në 2030 do të jenë të parat në listën e sëmundshmërisë.
Top Channel