Affleck dhe Garner në qendrën e këshillimit martesor

04/09/2015 10:35

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janëe parë të enjten të mbërrijnë njëri pas tjetrit në një qendër këshillimi martesor në Los Angeles, raporton DailyMail nëpërmjet fotove të saj ekskluzive.

43-vjeçarja Jennifer ka hyrë vetëm në hyrjen kryesore ndërsa bashkëshorti i saj nga pjesa e pasme e ndërtesës. Më pas ata kanë dalë së bashku duke buzëqeshur.

Yjet e Hollivudit bën të ditur në qershor se i kanë dhënë fund martesës së tyre, një ditë pasi shënuan përvjetorin e dhjetë. Çifti ka tre fëmijë.

Top Channel